KRONIKËSTAR CHANNEL

Ndërron jetë një i dënuar në burgun e Fierit, trupi dërgohet në morgun e Spitalit, rrethanat ende të paqarta

Një 49-vjeçar që vuante dënimin në IEVP Fier ka humbur jetën. Dyshimet paraprake janë për një hemorragji cerebrale, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.

Burime pranë IEVP Fier bëjnë me dije se Ardian Malasi, 49 vjeç, është ndjerë keq teksa ndodhej në qeli dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore te punonjësi i policisë së burgjeve.

Reklama në FieriWeb - “”

Punonjësi ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa 49-vjeçari është dërguar në spital. Sipas informacioneve, Malasi ka humbur ndjenjat pasi është transferuar në infermieri dhe ka ndërruar jetë rreth një orë pas daljes nga institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale.

Për rastin pritet të kryhen të gjitha veprimet procedurale për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ardian Malasi ishte hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për pastrim parash, në kuadër të një hetimi ku ishte përfshirë edhe ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi. Ai ishte dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button