AKTUALITETSTAR CHANNEL

Kënga ‘Mora fjalë’ hiqet nga çdo platformë, kompozitori: Çështje e të drejtave të autorit, të paraqitet leje për përdorimin

Kënga “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet për çështje të të drejtave të autorit.

Bëhet fjalë për versionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por i shkruar dhe kompozuar nga Naim Gjoshi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky i fundit, përmes një zyre ligjore është shprehur se ka kërkuar heqjen e këngës nga kanalet zyrtare.

“Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në çdo platformë tjetër, online, të cilat kanë vendosur veprën në dispozicion të publikut kudo në botë, do të trajtohen si përdorim i paautorizuar.”

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Më tej thuhet se nëse të tjerët duan ta përdorin këngën, duhet të marrin leje përkatëse për të drejtën e autorit nga Gjoshi.

“Ata që duan të vazhdojnë ta përdorin veprën duhet të marrin lejen përkatëse të autorit dhe të adresojnë edhe përdorimin e bërë deri tani pranë zyrës ligjore. Fakti që një këngë gjendet në internet nuk do të thotë se është pa pronar apo e lirë për t’u përdorur. Këto veprime të ndërmarra nuk kanë për qëllim denigrimin e performuesve por vënien në vend të reputacionit dhe respektimin e veprës (Pronës) së Autori z. Naim Gjoshi. Veprat kanë autor. Të drejtat kanë zotërues. Dhe ato duhet të respektohen.”

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Nga Shkurte Fejza nuk ka ende një reagim./Kosovapress

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button