DIETASHËNDETI

Konsumimi i vezëve mund të ulë rrezikun e goditjeve në tru, ja çfarë thotë studimi i fundit 


Dihet se respektimi i një diete të shëndetshme mund të zvogëlojë rrezikun e goditjes në tru, por çfarë është një dietë e shëndetshme? Një studim i ri i publikuar në eLife, thotë se se konsumimi i moderuar i vezëve mund të parandalojë bllokimet arteriale që çojnë në goditje në tru.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Studimi sugjeron se vezët mund ta bëjnë këtë duke rritur sasinë e metabolitëve të shëndetshëm për zemrën në gjak. Vezët historikisht janë nënvlerësuar me arsyetimin se ato kontribuojnë drejtpërdrejt në krijimin e kolesterolit të keq në gjak. Por në disa studime, konsumimi i rregullt i vezëve është zbuluar se ul ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru, krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin vezë ose i konsumonin ato rrallë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një grup i ri kërkimesh i mbështet këto gjetje. Kësaj radhe, studiuesit janë fokusuar mbi efektet e drejtpërdrejta të vezëve për shëndetin kardiovaskular.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ekipi ishte në gjendje ta bënte këtë duke përdorur një teknikë të quajtur rezonancë magnetike bërthamore e synuar, e cila mati metabolitët në mostrat e plazmës të marra nga 4778 pjesëmarrës. Rezultatet zbuluan se individët që hanin një sasi të moderuar të vezëve kishin nivele më të larta të proteinave që shërbejnë si një bllok për lipoproteinat, pra kishin nivele të larta të HDL.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

HDL quhet kolesteroli “i mirë” sepse thith molekulat e dëmshme yndyrore dhe i çon ato përsëri në mëlçi. Mëlçia më pas i nxjerr ato nga trupi.

Gjithashtu sipas studimit konsumimi i një sasie të moderuar vezësh mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër sëmundjeve të zemrës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button