KRONIKËSTAR CHANNEL

Kontrolle në burgjet e vendit, sekuestrohen celularë dhe mjete prerëse në Fier, Korçë dhe Rrogozhinë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vijuar kontrollet e befasishme në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e burgjeve.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë zhvilluar në IEVP Korçë, Fier dhe Rrogozhinë, ku janë konstatuar dhe sekuestruar disa sende të ndaluara.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në IEVP Korçë u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular i llojit iPhone 15. Ndërkohë, në IEVP Fier u konstatua dhe u sekuestrua një aparat celular së bashku me karikuesin e tij.

Gjatë kontrollit në IEVP Rrogozhinë, shërbimet zbuluan dhe sekuestruan dy aparate celularë, të markave Samsung dhe iPhone, si dhe disa mjete prerëse të përgatitura në mënyrë artizanale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për të gjitha rastet janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është njoftuar Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale për ndjekjen e mëtejshme të rasteve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrollet do të vijojnë në të gjitha institucionet penitenciare të vendit, me synimin për garantimin e rendit, sigurisë dhe parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda tyre.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button