KRONIKËSTAR CHANNEL

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Portonovo, Zvërnec/ Arrestohen edhe 2 persona për ngjarjen në tubimin e 30 majit

Policia e Vlorës ka vijuar hetimet intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur gjatë tubimit të zhvilluar më 30 maj 2026 në Portonovo, Zvërnec.

Në kuadër të hetimeve, janë ndaluar dhe arrestuar dy shtetas, A.G., 35 vjeç dhe G.V., 41 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilëve Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas Policisë, dy të arrestuarit, në bashkëpunim me shtetasin G.B., i arrestuar më herët, kanë tërhequr me forcë pjesëmarrësin në tubim, shtetasin E.S., drejt zonës së rezervuar për rojet e sigurisë, duke i shkaktuar edhe dëmtime trupore.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se A.G. dhe G.V. nuk figurojnë të regjistruar apo të licencuar nga asnjë subjekt që ofron shërbime private të sigurisë fizike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat që kanë kryer veprime ose mosveprime të kundërligjshme gjatë tubimit në Portonovo.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button