Belinda Balluku vlerëson Armando Subashin me dekoratë mirënjohjeje në 35-vjetorin e PS-së

Në kuadër të aktiviteteve për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste në Patos dhe Roskovec, Belinda Balluku ka vlerësuar me dekoratë mirënjohjeje Armando Subashi për kontributin e tij ndër vite në Partinë Socialiste.
Gjatë ceremonisë festive, Subashi u nderua për angazhimin dhe rolin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i zgjedhur në zonën Patos–Roskovec në legjislaturën 2009–2013, si dhe për vijimësinë e kontributit të tij politik deri në vitin 2015.
Aktivitetet e organizuara në bashkitë e Roskovec dhe Patos mblodhën drejtues, anëtarë dhe mbështetës të Partisë Socialiste, ku u vlerësuan me dekorata mirënjohjeje edhe figura të tjera të vjetra dhe të reja të kësaj force politike.
Sipas organizatorëve, këto vlerësime u dhanë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në forcimin, organizimin dhe zhvillimin e Partisë Socialiste përgjatë 35 viteve të aktivitetit të saj në këtë zonë.




