AKTUALITETBOTA

Kriza e karburantit në Angli, shqiptarët ofrohen të punojnë falas: Ata nuk janë kriminelë


Mijëra emigrantë shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishin të gatshëm të punonin falas për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së karburanteve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, tha për ‘Guardian’: “Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë.”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai u shpreh se 150,000 shqiptarëve që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin nga mirënjohja për miqtë e tyre britanikë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse i kanë patur, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thonë ‘Unë mund të ndihmoj’. Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë se këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ai u bëri thirrje britanikëve që t’i shohin shqiptarët si një pasuri dhe jo si një problem, duke u ankuar se ata shpesh portretizohen si anëtarë të bandës, shpërndarës droge dhe trafikantë njerëzish.

Nuk dihet nëse të gjithë shqiptarët që janë ofruar për të ardhur në ndihmë janë të pajisur me dokumenta, ndaj do duhet që secili prej tyre të verifikohet.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button