BOTA

Kroacia drejt referendumit për zëvendësimin e Kuna-s me Euro


Partia konservatore dhe euroskeptike e Kroacisë, Hrvatski Suvarenisti ka nisur një fushatë për të detyruar një referendum për të miratuar ose jo Euron si monedhë të vendit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Ledi Plenkoviç, ka punuar për të arritur adoptimin e Euros deri në fillim të vitit 2023 dhe pret të marrë dritën jeshile nga Zona e Euros në gjysmën e parë të 2022.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Plenkoviç thotë se adoptimi i Euros do të heqë rrezikun e monedhës, do të ulë normat e interesit, do të përmirësojë vlerësimin e kreditit të vendit dhe do të hapë rrugën për më shumë investime në një ekonomi të dominuar nga turizmi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Euroskeptikët thonë se ekonomia është shumë e dobët dhe jokonkurruese për të qenë gati për të adoptuar Euron dhe se duke vepruar kështu do të rriten çmimet.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Si hap i parë, organizatorët e nismës së referendumit kërkojnë një referendum për ndryshimin kushtetues që mund të zëvendësojë monedhën Kuna me votim të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

“Ne jemi të mendimit se vendimet për një çështje kaq të rëndësishme duhet të merren nga qytetarët, dhe jo nga një kryeministër apo ndonjë qeveri,” tha Marijan Pavliek, një nga organizatorët kryesorë të nismës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button