AKTUALITET

Policia Durrës me njoftim të pazakontë: Është vrarë një qen në rrugë! Po bëjmë maksimumin për të zbardhur ngjarjen


Policia e Durrësit është angazhuar plotësisht në zbardhjen e një ngjarjeje që ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin bregdetar.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një njoftimi për shtyp, blutë e Durrësit thonë se janë vënë në dijeni për “vrasjen e një qeni në rrugë”, si dhe janë angazhuar për ta zbardhur si ngjarje.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Ju garantojmë se nga ana e Policisë së Durrësit, do të vleresohet maksimalisht kjo ngjarje”, thotë Policia në Facebook, ndërsa është e paqartë se përse vrasja e një qeni ka marrë një rëndësi kaq të madhe.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nuk përjashtohet mundësia që qeni të mos jetë endacak, dhe të jetë vrarë me armë zjarri, por rrethanat mbeten ende mister.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i Policisë Durrës:

Sot me datën 24.10.2021, Komisariati i Policisë Durrës ështe vënë në dijeni se më datën 22.10.2021, është vrarë një qen në rrugë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Për këtë ngjarje është marrë kallëzimi dhe Policia e Durrësit është duke e hetuar rastin, në bazë të kallëzimit të marrë dhe sipas pretendimit të ngritur. 

Policia e Durrësit është duke ushtruar dëtyren per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te kesaj ngjarje per te bere te mundur zbulimin e saj.

Ju garantojme se nga ana e Policise se Durresit, do te vleresohet maksimalisht kjo ngjarje.

Related Articles

Back to top button