AKTUALITET

Kryebashkiakja e Patosit bleu naftë me vlerë 2.67 milionë lekë mbi fondin limit të tenderit 


Banorët e Bashkisë së Patosit paguajnë taksa e fatura të larta uji, ndërsa kryebashkiakja Rajmonda Balili, nuk i investon, por nëpërmjet tenderëve, i zhvat bashkë me bizneset klienteliste që dinë të firmosin e të japin pjesën. Një pazar i tillë është bërë në tenderin me objekt: “Blerje karburanti për Bashkinë Patos, Agjencinë e Shërbimeve Publike dhe ngrohje për Institucionet Arsimore”. Ky tender i është dhënë firmës “Olsi sh.p.k”, që realisht është filial i kompanisë “Bolv Oil” me pronar Behar Çukaj, biznesmen xhambaz, që është futur masivisht në tendere karburantesh, si shpërblim për rryshfete drejtorësh e ministrash, sponsorizime fushatash e blerje votash për PS në zonat Fier-Ballsh- Patos- Roskovec. Tenderi për blerje karburanti, ishte caktuar me vlerë fondi limit 33 milionë, 711 mijë e 816 lekë të reja pa TVSH, ndërsa bashkia ia dha firmës “Olsi sh.p.k” të kompanisë “Bolv Oil” me vlerë 35 milionë, 948 mijë e 287 lekë të reja pa TVSH, ose 2.67 milionë lekë më tepër se kontrata me TVSH. Sipas ligjit e logjikës, tenderët bëhen për të ulur vlerën nën fondin limit, ndërsa kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balili, shpalli fitues vlerën mbi fondin limit, me argumentin se aq e kishte ofertën xhambazi Behar Çukaj i “Olsi shpk” e “Bolv Oil”, i cili ishte i vetmi pjesëmarrës në tender.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nëse ky rast do hetohet, do rezultojë se shtesa totale 2.67 milionë lekë mbi fondin limit, ka qenë pazar paraprak mes Balilit të Bashkisë Patos dhe Çukajt të “Bolv Oil” për të zhvatur më tepër, siç kanë bërë dhe në tenderët e tjerë sëbashku.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button