AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, në vizitë zyrtare në Bashkinë e Argyroupolit, Athinë: Bashkëpunim në kulturë dhe emergjenca civile

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi, zhvilloi një vizitë zyrtare në Bashkinë e Argyroupolit, Athinë, me ftesë të homologut të tij, Jannis Konstandatos. Gjatë vizitës, Subashi vlerësoi rolin e komunitetit të gjerë fierak, të integruar me sukses në këtë zonë, dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet dy bashkive.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në takimin e përbashkët, të dy kryebashkiakët shprehën dëshirën për të forcuar marrëdhëniet në fushën e artit, kulturës dhe projekteve të përbashkëta, me fokus të veçantë në menaxhimin e emergjencave civile, ku Bashkia e Argyroupolit ka një përvojë të shquar.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të urave të reja të bashkëpunimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve mes komuniteteve shqiptare dhe greke.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button