KRONIKËSTAR CHANNEL
Ksamil/ Futet me gomone në zonën e pushuesve, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti
Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me 500 000 lekë të rinj drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi hyri me gomone brenda perimetrit të sigurisë në Plazhin Publik të Ishujve të Ksamilit, duke rrezikuar pushuesit.
Gjatë patrullimeve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë konstatuan shkeljen dhe, në përfundim të procedurave administrative, bllokuan mjetin lundrues, ndërsa drejtuesi, shtetasi me iniciale A. B., u gjobit me 500 mijë lekë të rinj.
Policia e Shtetit bën apel ndaj të gjithë përdoruesve të mjeteve lundruese dhe subjekteve që operojnë me to të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit, për të garantuar sigurinë e pushuesve gjatë sezonit turistik.




