KRONIKËSTAR CHANNEL

E rëndë në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën pasi u fut në det

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është shtetasi me iniciale D.D, 49 vjeç. Sipas informacionit paraprak, ai dyshohet se ka pësuar arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në det.

Reklama në FieriWeb - “”

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca dhe shërbimet e Policisë. 49-vjeçari është transportuar me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

Policia po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaku paraprak dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button