AKTUALITETVIDEO

“La një pirg me kufoma në Bulevard”, Hoxha publikon pamjet e RËNDA të 21 Janarit: Kur dëgjoj “Ujkun”që u kërkon prova amerikanëve shkrihem gazit, ja ku i ke, me figurë dhe krisma


Gazetari Investigativ Artan Hoxha, 11 vite nga tragjedia e 21 janarit, ka sjellë videon ku pasqyrohet vrasja e dy prej protestuesve, Ziver Veizit dhe Hekuran Dedës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Hoxha shkruan se teksa dëgjon ish-kryeministrin Sali Berisha t’u kërkojë prova për shpalljen “non grata”, amerikanëve, ndërsa ka lënë katër kufoma në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i vjen për të qeshur, pasi provat janë sheshit me figurë dhe krisma.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndër të tjera Hoxha thotë se drejtësia e munguar për 11 vite me radhë është një akuzë ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili premtoi ndëshkimin e urdhëruesit të vrasjeve të 4 protestuesve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postimi i plotë i Artan Hoxhës:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

21 janar 2011, asgje nuk harrohet…

Kur degjoj Ujkun, t’u kerkoje “qofte dhe nje prove te vetme” amerikaneve, ndersa ka lene nje pirg me kufoma ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, me vjen te shkrihem gazit, se nuk kam fuqi te uleras…

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Marshall, kerkon nje prove si e ke “minuar demokracine” ne kete vend, si ke “fshehur krimet” dhe ke “penguar hetimet” pasi te shpallen “non grata”???!!

Ja ku e ke.

Me figure dhe me krisma…

Me kufoma te pergjakura mbi bulevard dhe me tru te derdhur mbi trotuar…

Jo nje, por dy protestues krejtesisht paqesore, pa çadra pistolete dhe thika me helm ne duar, qe i masakrove pa brerjen me te vogel te ndergjegjes.

Gjirokastriti Ziver Veizi dhe dibrani Hekuran Deda, fieraku Faik Myrtaj dhe lezhjani Aleks Nika…

Te vrare nga Gjirokastra, Fieri, Lezha dhe Dibra, duket sikur ke dashur me deshire te hysh ne hasem me gjithe Shqiperine.

Edhe me dore sikur t’i kishe zgjedhur, nuk do t’i kishe shperndare kaq mire gjeografikisht mbi harten e Shqiperise…

Gjaku i tyre i derdhur ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” nuk eshte thjeshte nje prove per ty, eshte makthi yt…

Nga ana tjeter, DREJTESIA E MUNGUAR per 11 vite me radhe, per 4 deshmoret e 21 janarit, eshte edhe nje akuze per kryeministrin e sotem Edi Rama, i cili premtoi NDESHKIM te urdheruesit te vrasjeve dhe ekzekutoreve te tij.…

E ka perballe Ujkun, por thote “se ku me kane humbur gjurmet”…

Te shohim çfare justifikimi do te kete sot, para femijeve jetime dhe familjareve zemerplasur, te Aleks Nikes, Faik Myrtos, Hekuran Dedes dhe Ziver Veizit…

Te pakten na e kurseni shfaqen tragji-komike, qe e realizoni ne menyre aq teatrale çdo 21 janar.

Ne mungese te drejtesise per deshmoret e 21 janarit, kjo ceremoni nuk eshte thjeshte nje mungese respekti per te vdekurit, por edhe nje tallje perbuzese per te gjallet…

U kerkoj ndjese familjeve te viktimave per ripublikimin e pamjeve makaber, por ky eshte ndeshkimi i vetem qe mund t’u japim vrasesve.

Ne mungese te ndeshkimit nga drejtesia, sepaku t’i damkosim publikisht per çfare i kane bere ketij populli…

Ne video: Pjese nga emisioni “Xhungel”, ku pasqyrohet vrasja e Ziver Veizit dhe Hekuran Dedes nga shefi i shtabit te batalionit special te Gardes, Agim Llupo.

Si dhe konferenca e shtypit ne mesnaten e 21 janarit 2011, e kryetarit te opozites Edi Rama, menjehere sapo ishin publikuar pamjet e vrasjeve nga Garda.

Related Articles

Back to top button