MOTITË NDRYSHME

Ulje drastike temperaturash, ja si pritet të jetë moti në vijim dhe zonat ku i ftohti i acartë do të “godasë”


Situata meteorologjike ditët e ardhshme parashikohet e vecantë pasi në të gjithë rajonin do të zbresin masat e ftohta e të acarta polare të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ditën e premte do të ketë fillimisht mot të vranët me reshje shiu e dëbore në zonat malore të cilat në veri e verilindje do të jenë të dendura. Prej orëve të pasdites me depërtimin e vazhdueshëm të masave të ftohta do të ketë kthjellime e rënie të ndjeshme temperaturash në të gjithë vendin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kjo rënie do të jetë e pranishme deri në mesjavë ku i gjithë vendi do të jetë në prani të ngricave dhe temperaturve negative. Ngricat e forta do të jenë të pranishme gjatë fundjavës deri në mesjavë dhe në zonat malore këto parashikohen gjatë gjithë 24 orëshit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vlen për tu theksuar prania e erës së ftohtë e hera herës e vrullshme veriore e cila do të na shoqërojë këto ditë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button