AKTUALITET

LAJM I FUNDIT/ 2 vite nga tërmeti i 26 Nëntorit, Rama: Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëzit e dashur


Kryeministri Edi Rama ka reaguar në 2-vjetorin e tërmetit që goditi Shqipërinë, dhe që shkaktoi 51 viktima, dhe mijëra të tjerë mbetën të pastrehë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Teksa ndan një kolazh me foto nga ato ditë të vështira për vendin tonë, Rama thotë se tashmë jemi ngritur edhe më të fortë sesa përpara që tërmeti të godiste vendin.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button