Aksident i rëndë në Fier, autoboti përplaset me “Ford”-in, vdesin burrë e grua, dy të plagosur
Fier – Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier” në Frakull. Një automjet tip autobot që transportonte ujë të pishëm nga burimi i Poçemit, i drejtuar nga shtetasi Sazan Arapi, përplasi një automjet tip “Ford”, me drejtues shtetasin Vangjel Ajdini
Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vend drejtuesi i “Ford”-it, Vangjel Ajdini, dhe bashkëshortja e tij, Marga Ajdini, e cila ndodhej si pasagjere. Ndërkohë, drejtuesi i autobotit, Sazan Arapi, dhe pasagjerja e tij, Arjanisa Arapi, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Njoftim i Policisë Fier/ Inforamcion paraprak:
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Tepelenë-Fier”, shtetasi S. A., duke drejtuar automjetin tip autobot, ka përplasur automjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin V. A..
Nga përplasja kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Ford”, shtetasi V. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja M. A., (bashkëshortja e shtetasit V. A.).
Drejtuesi i automjetit tip autobot, shtetasi S. A., dhe pasagjerja që ndodhej në këtë automjet, shtetasja A. A., ndodhen në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.