BOTA

LAJM I FUNDIT/ Dyshohet se një person i armatosur ndodhet brenda zyrave të Senatit amerikan, evakuohen punonjësit


Policia amerikane u ka bërë thirrje personave që gjenden brenda zyrave të Senatit amerikan që të strehohen, pasi është raportuar se mund të ketë një sulmues të mundshëm aktiv. Senati amerikan është në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk janë në zyrat e tyre.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna”, tha policia e Kapitolit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Autoritetet e rendit thanë se janë duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje, pasi pranuan një thirrje emergjente.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan u bëri thirrje personave që gjenden brenda zyrave të qëndrojnë brenda dhe të pajisjen me pajisje për emergjenca. Po ashtu, ai ka kërkuar që ata të ndalin zërin e pajisjeve elektronike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan është parë prani e madhe e policisë./VOA

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button