AKTUALITETEKONOMIFIERI YNË TVSOCIALE

“Kam të magazinuar 120 tonë grurë”, fermeri Mili Sako nuk fsheh zhgënjimin: Asnjë lloj subvencionimi, s’e di pse lihet pas dore


Çmimi i ulët i grurit në treg, ka bërë që edhe këtë vit prodhimi i bollshëm  i fermerëve të Topojës në Fier, të mbetet stok në magazina.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako tregon se gjatë këtij sezoni arriti të sigurojë 120 tonë grurë, 100 tonë elb dhe 150 tonë tërshërë, por shprehet mjaft i indinjuar se i gjithë prodhimi i ka mbetur stok nëpër magazina. Çmimi i ulët, 25 lekë për kilogramë, është nën kosto thotë fermeri teksa nuk fsheh zhgënjimin se për këtë situatë të përsëritur prej shumë vitesh, askush nuk reagon.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Fermeri: Sot për momentin, mua më është djegur, më keni intervistuar dhe ju, ju falenderoj.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kam të magazinuar 120 tonë grurë. Nuk i kam shitur, sepse, pas djegies së grurit, më mori në telefon një tregtar ma kërkoi me 25 lekë. Kemi probleme shumë të mëdha me shitjen e grurit, kemi vështirësi. Tokën e kemi, mundësitë i kemi, të tëra janë, nuk e di pse lihet pas dore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Më morën në telefon, dhjetëra persona pas djegies, por si nuk mori një deputet. Si nuk e ndjeu një njeri, as deputet, as ministre, lëreni kryeministrin se është larg.

Asnjë lloj subvencionimi, asnjë dëmshpërblim, u dogj aksidentalisht. Nuk më pyeti askush si ndodhi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Edhe na tallen, na thonë që gruri juaj nuk është i mirë. E kam vendosur, nuk iki. U dogj prapë, do punoj. nuk largohem nga Shqipëria. E njëjta problematikë, çdo vit. Është lojë e tregtarëve dhe atyre që u mbështesin. Duhet të ketë një farë stabiliteti.

Iu përgjigjem thirrjes së Ministrisë së Bujqësisë për të shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë thotë kultivuesi Sako, por çmimi këtë vit u përgjysmua. Por si Sako janë me dhjetëra fermerë të tjerë të cilët nuk janë dakord me çmimin dhe që në mungesë të ambienteve magazinuese ata e kanë hapur grurin në ambientet e oborreve duke bërë roje ditë e natë, në pritje të rritjes së çmimit të grurit.

Related Articles

Back to top button