KRONIKË

Siguria në plazhe, Balla thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes: Zero tolerancë për ata që nuk zbatojnë perimetrin e sigurisë ujore!


Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se nuk do të ketë asnjë tolerim për përdoruesit e mjeteve lundruese të cilët nuk zbatojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore dhe rregullat për përdorimin e këtyre mjeteve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Balla thekson se Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet si dhe u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reagimi i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla: 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë në krye të detyrës për të monitoruar plazhet ku po pushojnë qytetarë të shumtë vendas dhe të huaj. Dua t’i kujtoj përdoruesve të mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrat e sigurisë ujore për plazhisët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Nuk do të ketë asnjë tolerim në asnjë rrethanë dhe për askënd.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ftoj qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, me forcën e ligjit.


Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button