KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Pronarë të agjencive doganore, Policia zbarkon në Portin e Durrësit: Disa të arrestuar, flasifikonin dokumentet dhe trafikonin makina nga Italia


Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi ishin pjesë e një grupi që falsifikonte dokumentet e mjeteve të huaja dhe i trafikonin nga Italia. Dy janë lënë në burg, një në arrest shtëpie dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe trafikimit të automjeteve nga shtetet e tjera drejt vendit tonë, mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ado”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ekzekutimi i masave “Arrest në burg”, për shtetasit:

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”
  • E. H., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim;
  • S. H., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim.
  • Gjithashtu u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasen E. H., si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit F. H., për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në mënyrë të përsëritur kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë trafikuar automjete nga Italia drejt vendit tonë, duke shfrytëzuar agjencinë doganore që kishin në pronësi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button