AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Qëllohet për vdekje me thikë 19 -vjeçarin në Fier (EMRI)


Grei Bihuci eshte 19 vjeçari qe humbj jeten ne Fier

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Autori Florian Muka 18 vjeç

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit. Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

19 vjeçari Grei Bihuci u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërsa i plagosur ka mbetur Olti Serianaj

Fier/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Rreth orës 11:30, në bulevardin “Jakov Xoxa”, shtetasi F. M., 18 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. B., 19 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Në spitalin e Fierit është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi O. S., 20 vjeç, i cili në momentin që ka ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin F. M, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related Articles

Back to top button