KRONIKË

LAJM I FUNDIT/ SHÇBA arreston pedagogun e Akademisë së Policisë, në pranga dhe një student


SHÇBA ka arrestuar sot një pedagog të Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë me dije se SHÇBA ka vënë në pranga pedagogun Qetsor Gurra. Gurra është arrestuar për akuzën e korrupsionit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Po ashtu mësohet se është arrestuar edhe studenti i Gurrës, ende nuk dihet se përse i riu është arrestuar dhe për çfarë vepra penale akuzohet.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa Gurra dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr. 277 datë 22.10.2021 për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 245/1/2 dhe neni 186/1 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit D. L., si dhe “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Q. G.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Pasi janë kryer hetime në kuadër të procedimit penal Nr. 277/2021, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm, se:

Shtetasi D. L. ka ofruar/premtuar një vlerë monetare në shumën 4.000 euro që përbëjnë përfitim të parregullt, në kuadër të proçedurës së provimit në Akademinë e Sigurisë Tiranë, si dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në procesin e provimit, ndërsa shtetasi Q. G. dyshohet se ka kërkuar/pranuar përfitim të parregullt për të ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjës shtetërorë për të favorizuar shtetasin D. L. në lidhje me provimin, për fitimin e gradës “Nënkomisar”, të zhvilluar në datën 27.10.2021 në ambjentet e Akademisë së Sigurisë.

Bazuar në kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin Nr. 1159, akti datë 29.11.2021, ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: D. L.  dhe Q. G.

Ekzekutimi i masave të sigurimit nga policia gjyqësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave Tiranë, u bë i mundur sot më datë 02.12.2021.

Related Articles

Back to top button