ART & KULTURBOTALAJMI FUNDITLIFESTYLE & SHOWBIZ
LAJM I FUNDIT/ Shuhet mbretëresha e Rock’n Roll’-it, ndërron jetë në moshën 83-vjeçare Tina Turner
Këngëtarja Tina Turner ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 83-vjeçare.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i saj, i cili në një deklaratë ka bërë me dije se arsyeja e vdekjes ka qenë një sëmundje nga e cila vuante për një kohë të gjatë.
“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër.
Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, thuhej në deklaratë.
Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të dashura të rrokut, e njohur për karizmën e saj në skenë dhe një numër të madh hitesh.