AKTUALITETKRONIKË

LAJM I FUNDIT/ Vritet 60-vjeçari, arrestohet autori (emrat)


Një krim i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku ka humbur jetën 60-vjeçari Ilir Kapo.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Burime nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, Olgert Dhimtri, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se vrasja është kryer me thikë, në afërsi të shkollës Harry Fultz, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Burime bëjnë me dije se viktima dhe autori kanë qenë duke pirë kafe së bashku në një lokal, ku pas një konflikti të çastit, i riu e ka qëlluar 60-vjeçarin me thikë duke i shkaktuar vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se autori ka qenë në gjendje tejet të dehur në momentin kur e ka kryer krimin e rëndë. 

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi O. Dh., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin I. K., 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button