AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJMI FUNDIT/ I zhdukur prej dy javësh gjendet i vrarë biznesmeni 43-vjeçar. Trupi i pajetë u zbulua pas malit të Dajtit.

Gjendet i vrarë biznesmeni i inerteve Rruzhdi Hoxha. 43-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte zhdukur prej dy javësh. Ai ishte pronar i një biznesi inertesh në dalje të Kamzës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se trupi i pajetë i 43-vjeçarit është gjetur në një humnerë në Qafë Mollë pas malit të Dajtit.

Hetuesit ndoqën itinerarin e mjetit të Rruzhdi Hoxhës. Fillimisht është gjetur një xhup me njolla gjaku dhe nisur nga kjo provë ka vijuar kontrolli me qen të kërkimit të gjurmës, FNSH e dhjetëra forca të DVP Tiranë dhe është arritur tek trupi i viktimës. Burimet thanë se trupi i viktimës ka plagë me armë zjarri dhe dëmtime nga rrokullisja në humnerë. (Foto: vendi ku u gjet trupi i 43-vjeçarit)

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga vëllai në komisariatin numër 5 më 24 tetor. Gazetarja Klodiana Lala raportoi se Hoxha kishte qenë duke pirë kafe diku pranë autostradës Tiranë-Durrës pasi është telefonuar nga miku i tij Ferdinand Rrushi dhe kanë lëvizur me makinën e tij në drejtim të Zall Herrit.

Mësohet se pas denoncimit, policia ka shoqëruar mikun e tij, teksa po mbahet për llogari të drejtësisë italiane e cila kërkon për çështje droge. Rrushi ka pasur dhe takimin e fundit me 43-vjeçarin.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Më datë 24.10.2021, shtetasi S. H. ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.5, se më datë 20.10.2021, rreth orës 23:00, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi Ruzhdi Hoxha, 43 vjeç, banues në Paskuqan, dhe prej asaj kohe nuk kanë pasur më kontakt me të. (Njoftimi i publikuar në ëeb-in e Policisë së Shtetit, në përmbledhjen 72-orëshe, më datë 25.10.2021
Menjëherë pas denoncimit të marrë, Sektori i Hetimit të Krimeve të Renda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, në bashkëpunim me strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr.5, kanë vlerësuar maksimalisht denoncimin duke verifikuar çdo informacion dhe kanë kryer kërkime e kontrolle në ambiente e vende të ndryshme.

Veprimet procedurale shtesë i janë dërguar Prokurorisë dhe mbi bazën e tyre është regjistruar procedimi penal Nr.7713, datë 27.10.2021, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Nga strukturat e DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vazhdon puna e pandërprerë për gjetjen e shtetasit Ruzhdi Hoxha, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi dje policia.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button