BOTA

Shpërthen cisterna e naftës në Sierra Leone, qindra viktima dhe të plagosur


Të paktën 84 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi masiv në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shpërthimi ndodhi pasi një cisternë nafte 40 metra e gjatë u përplas me një automjet tjetër në një kryqëzim të frekuentuar në qytet.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në mediat sociale flitet për më shumë se 100 viktima, megjithëse ende nuk ka një numër zyrtar të vdekjeve. Qyteti-port me mbi një milion banorë, është përballur me disa fatkeqësi serioze vitet e fundit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në mars, më shumë se 80 njerëz u plagosën pas një zjarri të madh në një nga lagjet e varfra të qytetit që la më shumë se 5,000 njerëz të pastrehë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Dhe në vitin 2017 mbi 1,000 njerëz u vranë pas shirave të dendur, përmbytjeve që çuan në rrëshqitje balte që përfshiu qytetin, duke lënë rreth 3,000 njerëz të pastrehë.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button