LAJMI I FUNDIT/ ATENTATI NË FIER, SHKON NË DY NUMRI I VIKTIMAVE! NDËRRON JETË EDHE NIPI I SEL ÇAMIT, JAKUP HASANI.

FIER – Rritet në dy numri i viktimave nga atentati me armë zjarri që tronditi Fierin mëngjesin e së hënës.
Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, i cili mbeti i plagosur rëndë gjatë atentatit të ndodhur në oborrin e banesës në lagjen “1 Maji”, ka ndërruar jetë rreth mesnatës në spital, si pasojë e plagëve të marra.
60-vjeçari Selami Hasani u ekzekutua me breshëri plumbash në oborrin e banesës së tij, ndërsa nipi i tij u transportua me urgjencë drejt spitalit, ku mjekët luftuan për t’i shpëtuar jetën.
Por, pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, Jakup Hasani nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Kështu, atentati i rëndë i ndodhur në Fier regjistron dy viktima, Selami Hasanin dhe nipin e tij, Jakup Hasanin.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.




