AKTUALITET

“Lek i vjetër” apo “Lek i ri”? AMA thirrje medias për terminologjinë e duhur


AMA ka bërë thirrje mediave audiovizive që të mos keqpërdorin termat që lidhen me vlerat monetare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, AMA shkruan se nuk duhen artikuluar më termat “Lek i ri” apo “Lek i vjetër”pasi kjo sjell paqartësi te qytetarët.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftim i AMA-s per respektimin e standardit në prezantimin e vlerave monetare
Respektimi i standardit për vlerat monetare ndikon në informimin ekonomik e financiar të publikut

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një pjesë e përmbajtjeve audio/audiovizive që transmetohen nga OSHMA-të janë nga fusha ekonomike dhe financiare, në formën e informacionit, analizës, krahasimit dhe prezantimit të dukurive nga aktualiteti dhe prirjeve për të ardhmen.

Nga monitorimi që kryen Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, evidentohet përcaktim i qartë në vlerat monetare, ku ato shprehen në monedhën kombëtare, Lek. Por ka dhe jo pak raste kur artikulohen vlera në “Lek i vjetër” ose “Lek i ri”, koncepte të tejkaluara, që lidhen me reformën monetare të vitit 1965, kur zyrtarisht Shqipëria realizoi një proces të zëvendësimit të kartmonedhave të vjetra me model të ri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Kanë kaluar dekada nga ajo periudhë dhe ende ekziston përdorimi “Lek i vjetër” apo “Lek i ri”, si një keqpërdorim termash, që sjell dhe konfuzion dhe paqartësi për qytetarët. Media audio/audiovizive me ndikim në opinion publik duhet të luajë një rol të moderuar, duke aplikuar vetëm standardin e emërtimit të vlerave monetare.

Kjo vlen dhe për disa emisione argëtuese që aplikojnë lojra dhe lotari me akordim të çmimeve të ndryshme për fituesit, ku aplikimi i emërtimit në vlerë monetare me “Lek të vjetër” merr nuanca sugjestive për ndjekësit.

AMA nxit dhe inkurajon OSHMA-të për njehsimin e emërtimit, duke u bazuar tek standardi, si një qëndrim realist dhe profesional në informimin e analizimin e dukurive ekonomike e financiare, apo dhe në atmosferën e lojrave zbavitëse e kuiceve që shpallin fitues mes pjesëmarrësve.

Related Articles

Back to top button