AKTUALITET

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, reagon ministri Peleshi: Epiqendra rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit, magnituda 5.6 e shkallës Richter


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka reaguar pas lëkundjeve të forta të tërmetit që u ndjenë në disa qytete të vendit tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Peleshi bën me dije se lëkundjet e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Lëkundjet e tërmetit që u ndjenë edhe në vendin tonë e kishin epiqendrën në kufirin mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, sipas të dhënave paraprake nga IGJEUM, rreth 40 km në Veri-Lindje të Bilishtit me magnitude 5.6 sipas shkallës Rihter. Intensiteti i tërmetit vlerësohet paraprakisht 6 ballë sipas shkallës MSK-64.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Edhe pse shumë herët, deri në këto momente nuk raportohen dëme, megjithatë të gjitha strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë për të evidentuar e me pas reaguar në çdo situate”, njofton ministri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button