Luiz Ejlli përballë drejtësisë, prokurori Fierit me 26 shkurt shpall pretencën për këngëtarin
Luiz Ejlli personazhi më i ndjekur në rrjete sociale, pas fitores në spektaklin “BigBrother VIP 2”, ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë.
Gjykata e Fierit më datën 26 shkurt në orën 12:45 do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare të prokurorisë ku do të jap edhe pretencën për Ejllin. Senaca për tu paraqitur ishtë caktuar data 12 shkurt por që me pas u shtye për datën 26.
Prokuroria kërkon ta shpall fajtor Luiz Ejllin për falsifikim të dokumentave e kryer në bashkpunim. Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 dhjetor 2022.
Për ktë veper penale në bazë të kodit të procedurës penale rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim. Pasi prokuroria të jap pretencën do të jetë radha e avokatëve, e cila do të bëj mbrojtjen dhe më pas gjykata do të vendos.