LIFESTYLE & SHOWBIZ

Luiz Ejlli takon fituesin e ‘Big Brother Canada’, Kevin Jacobs


Luiz Ejlli është bërë një emër shumë i njohur jo vetëm për shqiptarët, por edhe për njerëzit që jetojnë me kilometra jashtë Shqipërisë. Gjatë koncertit të tij në Kanada, ai ka takuar fituesin e “Big Brother Canada”, Kevin Jacobs, i cili ka përshtypjet më të mira për Shqipërinë dhe Luizin. Në foton e postuar së bashku në profilin e tij në Instagram ai shkruan:

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Jam shumë i lumtur që Luiz Ejlli arriti të shkojë në Kanada për të performuar. Në Mars 2023, mora shumë mesazhe që më thoshin se duhet t’i kushtoja vëmendje “Big Brother”-it Shqiptar. Unë e ndoqa atë sezon dhe e mbështeta Luizin për shkak të strategjisë së tij. Njoha kaq shumë shqiptarë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësova për një vend të mrekullueshëm dhe një popull të mahnitshëm që përshkruheshin keq në mediat e Amerikës së Veriut. Mësova për shkrimtarët e mëdhenj Ismail Kadare dhe Naim Frashëri. I uroj Luizit gjithë të mirat dhe shpresoj që vitet e ardhshme t’i sjellin atij gëzim dhe sukses. Unë do të vazhdoj të avokoj për turizmin shqiptar dhe për shqiptarët në Kanada. E vetmja gjë që mbetet për të bërë është t’i vizitoni një ditë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai tregon se sa i mrekullueshëm është turizmi shqiptar dhe iu rekomandon të gjithëve ta vizitojnë atë të paktën një herë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button