AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Mashtroi babanë dhe motrat për të marrë tokën, djali nga Fieri fajëson sëmundjen për humbjen e kujtesës (VIDEO)


Arjani, djali i cili ka futur në konflikt familjen e tij për shkak të shitjes së tokës, pretendon se vuan nga një sëmundje dhe ka probleme me kujtesën. Sipas motrave të tij,  Mirës dhe Veronikës që përballen në “Shihemi në Gjyq” dhe babait të tyre, Pandit gjithashtu të pranishëm në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai ka arritur të marrë firmat e tyre dhe të kalojë mbi veten pasurinë familjare.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Pandi shpjegoi se ai nuk ka marrë para nga djali i tij e aq më pak shumën për të cilën flitet, 80 milionë lekë. Për më tepër, noterja thotë se paratë nuk janë dhënë brenda zyrës dhe as përmes transaksioneve bankare, por në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ardit Gjebrea: Arjani sot ku është?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Veronika: Në Topojë, në Fier.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ardit Gjebrea: Dhe çfarë thotë?

Veronika: “S’mbaj mend. Kam luhatje kujtese”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Ardit Gjebrea: Pra Arjan Gjini pretendon që prej disa vitesh vuan nga një sëmundje e rëndë, kanceri e cila ka bërë që të shuhet një pjesë e memories së tij, gjë e cila nuk është vërtetuar nga asnjë mjek ligjor…

Pandi: Nuk është i sëmurë fare!

Eni Çobani: Dhe është dashur që të kishim dokumente për ta faktuar këtë gjë. Pra ky është një pretendim i Arjanit dhe thotë që unë nuk  mbaj mend asnjë veprim, asnjë para, asnjë dokument që të kem dhënë, të kem marrë sepse kam sëmundjen. Tani duke ecur me fjalët që thotë Arjan Gjini patjetër që prokuroria shkon drejt pushimit. Por nëse prokuroria ka dashur të hetojë sipas vendimit të apelit që i ka dhënë zonja Buhali, merret Arjan Gjini, merren të gjithë dokumentacionet ligjore, vihet një mjek ligjor dhe viziton Arjan Gjinin dhe vërteton me raport mjekësor që është e vërtetë që Arjan Gjini nuk paska memorie dhe harron, por këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me memorie, këtu kemi të bëjmë me kalim parash dhe i thonë 80 milionë lekë të vjetra!/tvklan.al

Related Articles

Back to top button