KRONIKËSTAR CHANNEL
Lushnjë – Dëmtohet një varr në varrezat e qytetit, policia shoqëron 36-vjeçarin
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Lushnjës, ku është konstatuar dëmtimi i një varri në varrezat e qytetit.
Rreth orës 10:00 të mëngjesit, roja i varrezave, shtetasi O. R., ka vënë re dëmtime në pjesën e sipërme të një varri dhe ka njoftuar menjëherë autoritetet.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se varri është dëmtuar dhe gërmuar nga shtetasi Edison Ngresi, 36 vjeç, i cili sipas informacioneve paraprake vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Shërbimet e Policisë së Lushnjës kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar 36-vjeçarin në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.




