KRONIKËSTAR CHANNEL

Manovra të rrezikshme në aksin Fier-Lushnjë, Policia gjobit me 60 mijë lekë drejtuesin e automjetit

Fier – Një drejtues automjeti është ndëshkuar me 60 mijë lekë gjobë, pasi është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme dhe sjellje në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor në aksin interurban kryesor Fier-Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Rasti u bë publik përmes një videoje të publikuar në median sociale, ku shfaqej automjeti duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pas publikimit të pamjeve, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ndërhyrë dhe, bazuar në pikat 5 dhe 8 të nenit 139 të Kodit Rrugor, ka ndëshkuar drejtuesin e automjetit me masë administrative prej 60 000 lekësh.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia e Fierit u bën apel qytetarëve që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke garantuar se çdo denoncim do të trajtohet me seriozitet dhe se do të merren masat përkatëse në përputhje me ligjin.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button