AKTUALITETSTAR CHANNEL

Mentor Kikia: “Krujën e kemi ende, por a do të vëmë mend?”

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar ashpër pas situatës së zjarreve në Krujë, duke vlerësuar sakrificën e qindra zjarrfikësve, ushtarëve, policëve dhe qytetarëve që u angazhuan për të ndaluar përhapjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kikia thekson se Kruja shpëtoi nga një katastrofë shumë më e madhe, ndërsa kritikon mënyrën se si u paraqitën dëmet e shkaktuara nga zjarri.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas tij, dëmet nuk kufizohen vetëm te një magazinë e djegur, por përfshijnë sipërfaqe të mëdha të gjelbra dhe mijëra pemë ulliri.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ai kërkon që mbrojtja nga zjarret të kthehet në një prioritet kombëtar, me më shumë investime në mjete, personel dhe infrastrukturë, ndërsa kërkon edhe masa të ashpra ndaj personave që shkaktojnë zjarre.

Reklama në FieriWeb

Kikia ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e fushatave të informimit dhe ndërgjegjësimit, duke kërkuar që qytetarët të paralajmërohen qartë për pasojat ligjore të zjarrvënies.

Reagimi i Mentor Kikisë:

“Krujën e kemi ende, por a do të vëmë mend?

Falë sakrificës së qindra zjarrfikësve, ushtarëve, policëve e qytetarëve, Kruja nuk u dogj!

Ajo që ndodhi dhe ajo që nuk ndodhi për një ‘fije’, është mjaftueshëm për të menduar seriozisht për këtë vend.

Kushtet e motit do të bëhen edhe më agresive në verë e zjarret më të forta. Mbrojtja ndaj zjarreve duhet të jetë prioritet i prioriteteve.

Investoni në burime njerëzore, mjete, infrastrukturë!

Ndërkohë, zjarrvënia duhet konsideruar krim i rëndë dhe personat që ndezin zjarre duhet të përballen me masa të forta ligjore.

Makineria qeveritare e PR, rrjetet sociale e media, mund të përdoren edhe për fushata informimi, ndërgjegjësimi, paralajmërimi e edukimi për zjarret.

Fushatat informuese dhe edukuese janë ZERO!”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button