AKTUALITETSTAR CHANNEL

Marika Kallamata, “Gjyshja e Përrallave”, kujtohet me dashuri dhe mirënjohje aktorja fierake.


Marika Kallamata, një nga aktoret më të dashura për fëmijët, njihej si “Gjyshja e Përrallave”, personazh që ka dhuruar emocione të bukura gjatë gjithë karrierës së saj artistike. Ajo, një vajzë fierake e pasionuar pas aktrimit, nisi karrierën si valltare dhe aktore amatore pranë trupës së Shtëpisë së Kulturës, përpara se të ndjekë studimet në dramaturgji.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Përkushtimi i saj ndaj skenës e shndërroi Marikën në një nga aktoret më të njohura të Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare. Për veprimtarinë e saj të shquar, ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”, duke lënë një trashëgimi të vyer për artin shqiptar.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Marika Kallamata u lind në Fier, më 17 nëntor 1930. Aktivitetin artistik e filloi në moshë fare të re dhe kur ishte 20 vjeç, në vitin 1950, do të ngjitej në skenën e Teatrit Popullor. Ka interpretuar rreth 60 role, karaktere të veprave të mëdha të dramaturgjisë botërore, por edhe asaj shqiptare, ku ndër më të spikaturit janë: Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nina, Ana, Nekija. Një numër të madh rolesh numëron edhe në kinematografi, ku ka interpretuar kryesisht role nënash, si te “Vitet e pritjes”, “Fjalë pa fund”, “Gabimi”, “Fillim i vështirë”, “Kur hapen dyert e jetës”, “Ëndërr për një karrige”, “Nxënësit e klasës sime”, “Kur xhirohej një film”, “Fëmijët e saj”, “Një baba tepër” etj. Edhe pse role të vogla, ajo u kushtonte shumë dashuri. Do të kishte dashur të jepte më shumë, por punoi në kohë të vështira, kur arti duhet t’u bindej kornizave. Shumë pjesë u ndaluan, të tjera nuk kanë ardhur deri në ditët tona, pasi nuk arritën të regjistroheshin.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”
Marika-Kallamata-770x404

“Edhe mund të kem pengje, sepse shumë pjesë teatrore që kanë qenë shumë të mira nuk kanë pasur jetë artistike. Janë anuluar që në provën gjenerale në teatër dhe kjo ndodhte për arsye ideologjike. Në këto pjesë teatrore kam pasur role shumë të mira, por fatkeqësisht veprat nuk u dhanë në skenë. Kam pasur dhe shumë role në vepra të ndryshme artistike, që fatkeqësisht nuk janë regjistruar, sepse atë kohë nuk kishte televizion. Edhe kjo gjë është një nga pengjet e mia në jetën artistike. Aktori gjithmonë ka dëshirë që çdo rol i tij të mbetet, të jetë i regjistruar, por në vitet e para në teatër ne nuk e patëm këtë mundësi”, është shprehur ajo për mediat disa vite më parë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Doli në pension në tetor 1985, por aktorja vazhdoi jetën aktive në skenë e në ekran, ku u angazhua edhe në emisionet e fëmijëve, sidomos atë të përrallave. Po ashtu, ka interpretuar në “Shtëpia me dy porta”, “Nesër është vonë” dhe “Një baba tepër”. Në vitin 2004, ajo u ngjit me kolegët e saj në skenë pas shumë vitesh, në dramën “Streha e të harruarve”, shkruar nga Ruzhdi Pulaha, me regji të Mihallaq Luarasit, ku korri sukses me rolin e saj. Është nderuar me titullin “Artiste e merituar”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button