AKTUALITETSTAR CHANNEL

Marrëveshje bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Rezidencës Studentore Universitare Nr. 1 Sh. A.

Tiranë, 3 shtator 2025 – Policia e Shtetit ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Rezidencën Studentore Universitare Nr. 1 Sh. A., me qëllim sigurimin e kushteve më cilësore të akomodimit për studentët e Akademisë së Sigurisë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Marrëveshja u firmos në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Rezidencës, z. Olsi Shahini. Ky akt parashikon pagesën nga Akademia e Sigurisë të tarifës mujore të akomodimit për studentët që do të strehohen në këtë rezidencë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Drejtori Proda u shpreh se ky bashkëpunim është një ndihmë e madhe për studentët e Akademisë së Sigurisë dhe një formë inkurajimi në rrugëtimin e tyre drejt profesionit të punonjësit të policisë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Nga ana e tij, z. Shahini falënderoi Policinë e Shtetit për bashkëpunimin dhe theksoi se Rezidenca Studentore Universitare Nr. 1 do të ofrojë ambiente të përshtatshme dhe konform standardeve europiane për nevojat e studentëve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button