BOTASTAR CHANNEL

Mbërritja në Qipro e fregatës “Kimon” dhe “Psara”, garanci për gjithë Ballkanin, arrijnë të bllokojnë çdo tentativë të Iranit për sulm  

Mbërritja e fregatave “Kimon” dhe “Psara” në zonën e Qipros kanë rritur sigurinë jo vetëm për shtetin ishullor, por edhe për gjithë vendet e Ballkanit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Korrespondenti i Top Channel Artur Bibe bën me dije se pas publikimit të lajmit se dronët dhe raketat e Iranit mund të mbërrijnë deri në Shqipëri, burime të larta ushtarake greke thanë për Top Channel se kjo gjë tashmë është e pamundur të ndodhë, pasi pozicionimi i dy fregatave jashtë brigjeve qipriote ka bllokuar çdo lëvizje ushtarake drejtë brendësisë të Egjeut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burimet sqaruan se “Kimon” ka një rreze veprimi 500-600 km, ndërsa “Psara” 300 km.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pra praktikisht asnjë dron nuk mund të kalojë drejtë bazave amerikane në Suda dhe portit ushtarak të Aleksandrupolit ne veri të Greqisë, dhe padyshim prej këtij aksioni do të jenë të sigurta të gjitha vendet e Ballkanit.

Reklama në FieriWeb

Më herët avionët F 16 të Greqisë ndaluan dy objekte fluturues të dyshuar si dronë që ishin nisur nga Libani në drejtim të Qipros. TCH

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button