KRONIKËSTAR CHANNEL

Mbi 21 tonë produkte mishi asgjësohen nga AUV në kompaninë ELKOS, pikëpyetje për sigurinë ushqimore edhe në supermarketin ETC në Fier

Një sasi prej mbi 21 tonësh produkte mishi është tërhequr nga tregu dhe asgjësuar nga kompania ELKOS SH.P.K., pas kontrolleve të kryera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Sipas njoftimit zyrtar të AUV-së Kosovë, problematika është evidentuar fillimisht nga Inspektorati Veterinar, i cili ka konstatuar 3.130 kilogramë kofshë pule të ngrira me prani myku. Produktet janë asgjësuar, ndërsa më pas ka vijuar procesi i gjurmueshmërisë dhe tërheqjes nga tregu edhe të produkteve të tjera ushqimore.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në total, kompania ELKOS ka tërhequr edhe 21.226 kilogramë produkte, mes të cilave mushkëri, kofshë pule, mish pule, mish të grirë, mish gjedhi dhe produkte të tjera mishi. Sipas AUV-së, kjo sasi është asgjësuar më 30 tetor 2026, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje edhe për sigurinë ushqimore në Fier, ku kompania ELKOS operon supermarketin ETC. Konsumatorët fierakë kanë të drejtë të dinë nëse produktet e konstatuara me probleme kanë qenë pjesë e furnizimit të kësaj pike shitjeje dhe nëse janë kryer kontrolle nga institucionet përgjegjëse.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

A është konstatuar prania e produkteve të mykura edhe në supermarketin ETC në Fier? A janë tregtuar produkte nga sasitë e tërhequra dhe asgjësuara? A janë kryer kontrolle të posaçme në këtë pikë shitjeje dhe cilat kanë qenë rezultatet?

Deri më tani, njoftimi i AUV-së nuk jep detaje mbi shpërndarjen e produkteve në pikat e shitjes dhe as nuk specifikon nëse problematika është konstatuar në supermarketin ETC në Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përballë këtyre shqetësimeve, transparenca e kompanisë dhe institucioneve të kontrollit ushqimor është e domosdoshme për të informuar qytetarët dhe për të garantuar sigurinë e produkteve që përfundojnë në tryezat e tyre.

FIERIWEB do të kërkojë informacion zyrtar nga kompania ELKOS dhe institucionet përgjegjëse për kontrollet dhe produktet e tregtuara në supermarketin ETC në Fier.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”
Screenshot

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button