AKTUALITET

Me shpejtësi ‘skëterrë’ në rrugët e vendit, policia ndëshkon shoferët e ‘pabindur’: Pezullohen 24 patenta dhe vendosen dhjetëra gjoba.


Policia e Shtetit ka bërë bilancin e shoferëve të cilët nuk kanë respektuar sinjalistikat rrugore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve policore, janë pezulluar 24 leje drejtimi. Gjithashtu gjatë këtij intervali kohor janë vendosur dhe 54 gjoba.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sakaq, “Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike”, thuhej më tej në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button