KRONIKËSTAR CHANNELVIDEO

Mësuesi i arrestuar për ngacmim ndaj nxënëses mbërrin në gjykatë për masën e sigurisë

Mësuesi 60-vjeçar, Madrid Sula, nga fshati Thanasaj i Lushnjës, ka mbërritur në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të tij lidhur me denoncimin e prindërve të një nxënëseje 13-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, prindërit e të miturës kanë denoncuar mësuesin pasi vajza u kishte treguar atyre për mesazhe me përmbajtje erotike që dyshohet se i kishte marrë prej tij. Prindërit më pas i kanë vënë në dispozicion të policisë mesazhet, duke çuar në nisjen e procedurave dhe arrestimin e 60-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sot, mësuesi pritet të përballet me gjykatën për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimit dhe caktimin e masës së sigurimit.

Seanca do të drejtohet nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa prokurori i çështjes, Skerdi Sinanaj, mësohet se ka paraqitur prova dhe pritet të kërkojë masën e sigurimit “arrest në burg” për mësuesin.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Hetimet për rastin vijojnë, ndërsa vendimi për masën e sigurisë do të merret nga gjykata pas shqyrtimit të provave dhe pretendimeve të palëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button