AKTUALITET

Moti i keq, FA në terren, Peleshi: Shtabet e emergjencave janë ngritur 10 ditë më parë, janë evakuuar në kohë banorët e rrezikuar

Ministria e Mbrojtjes po ndjek me seriozitet situatën e krijuar si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të fundit. Në vijim edhe të informacioneve që strukturat e Mbrojtjes Civile kanë dhënë për banorët e zonave që mund të rrezikoheshin nga reshjet e dendura, Forcat e Armatosura janë angazhuar në terren për të bërë garantuar sigurinë e jetës së tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Haki Çako dhe Drejtori i Gatishmërisë dhe Përgjigjes Emergjente Z. Robert Hysenllari janë duke ndjekur situatën në terren në zonat me rrezikshmëri.

Reklama në FieriWeb - Bar "C'est la vie"

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh për median se situata është emergjente në zona të caktuara në veri dhe jug të vendit, por dëmet për shkak edhe të investimeve të kryera vitet e fundit janë më të vogla krahasuar me vitin 2017.

“Dëmi është shumë më i vogël se në vitin 2017, për shkak edhe të ndërhyrjes që kemi bërë në këto vite, ku kemi krijuar një argjinaturë. Kjo ndërhyrje ka bërë që të lumi të mos dalë nga Darëzeza, duke mbrojtur shumë toka nga përmbytjet. Kemi bërë disa evakuime, kemi vepruar në kohë, kemi pasur bashkëpunim edhe nga banorët. I kuptoj emocionet e banorëve në këto situata, por ne kemi 10 ditë që njoftojmë për parashikimin. Prej 10 ditësh kemi ngritur shtabet e emergjencave”, tha ministri Peleshi.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas tij, rritja e nivelit të ujit tek Ura e Mifolit është më e madhja e parë ndonjëherë. “ Nga veriu në jug kemi situata emergjence, në jug është më masive për shkak të përmbytjes, por edhe në veri, si në Theth, kemi një bllokim rrugësh apo akse, ku kalohet me vështirësi, edhe disa fshatra po përjetojnë mungesën e energjisë elektrike”, u shpreh ministri Peleshi.

Zhvillime pozitive ka në qarkun e Gjirokastrës, ku të gjithë rrugët kombëtare janë lehtësisht të kalueshme. Po punohet me një borëpastruese në aksin Erind – Çajup. Ndërsa në përgjithësi të gjitha tokat e përmbytura kanë kulluar dhe niveli i ujit në shtratin e lumit Drino ka një ulje prej 30 cm dhe ndodhet brenda shtratit të tij.

Reklama në FieriWeb - "BUZI STORE"
Reklama në FieriWeb - Sisteme Ngrohje "BLLOSHMI"

Ministri i Mbrojtjes, bazuar edhe në parashikimet e motit nga IGJEUM tha se pritet që në orët në vijim të kemi përmirësim dhe pritet veçanërisht tërheqja në zonë pranë urës së Mifolit.

Reklama në FieriWeb - "Veronesi" Caffe

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button