AKTUALITET

Moti keq godet vendin, uji vërshon në rrugë, policia thirrje qytetarëve


Për shkak të motit të keq, në disa akse rrugore të vendit ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmnes një njoftimi në rrjetet sociale, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë që nëse qytetarët kanë nevojë për ndihmë Policia ka afishuar numrin “112” për ta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Njoftim i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorët, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve të moderojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të qëndrojnë në radhë në rastet kur ka fluks të shtuar mjetesh apo ngadalësim të lëvizjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut, të vendosin rripin e sigurimit, kaskën mbrojtëse, të mos drejtojnë mjetet nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat”, janë angazhuar në të gjitha akset rrugore nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale dhe janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve që mund të kenë probleme, si dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi Policinë, në numrin 112, ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!

Related Articles

Back to top button