Jose Mourinho dhe Maurizio Sarri kanë ndezur para kohe derbin e së dielës mes Romës dhe Lazios në Olimpico. Më herët ka qenë trajneri i lacialëve që bëri ironi me ndeshjen e Romës në Europa League këtë të enjte kundër Slavia Pragës.
Sarri u shpreh se për verdhekuqtë do të jetë një ndeshje miqësore që nuk do t’i lodhi shumë përpara derbit, ndryshe nga Lazio që luajti kundër Feyenoord në Champions.
Ndërsa më pas nuk mungoi dhe kundërpërgjigjia e Mou-t. Ai thumboi rivalin e tij duke u shprehur se mezi ka fituar ndonjë trofe.
“Mendoj se nëse dikush do të duhet të ofendohet nga komentet e tij është Slavia Prga dhe jo unë. Është sikur ai të thoshte që Slavia nuk ka cilësi. Unë i respektoj gjithnjë kundërshtarët e mi. Ndoshta ky është ndryshimi i një trajneri që ka fituar 26 tituj dhe një tjetri që mezi ka fituar diçka: ky mentalitet”, u shpreh Mourinho.