AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ndërron jetë Artan Pogoni, ish-kampion i volejbollit dhe pedagog në Universitetin “Marin Barleti”

Është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni, një nga emrat më të njohur të sportit shqiptar, ish-kampion i volejbollit, trajner dhe pedagog në Universitetin “Marin Barleti”.

Sipas informacioneve paraprake, Pogoni ka humbur jetën teksa ndodhej me pushime në Vlorë. Dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.

Reklama në FieriWeb - “”

Gjatë karrierës së tij sportive, Artan Pogoni u shpall kampion i Shqipërisë si volejbollist dhe më pas si trajner, duke lënë gjurmë në zhvillimin e këtij sporti në vend. Paralelisht me aktivitetin sportiv, ai dha një kontribut të rëndësishëm në fushën akademike si pedagog dhe drejtues i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Universitetin “Marin Barleti”, ku u angazhua për vite me radhë në edukimin e brezave të rinj.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur komunitetin sportiv dhe akademik, ndërsa familjarë, kolegë dhe ish-studentë kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Artan Pogoni do të kujtohet si një figurë e përkushtuar që i shërbeu sportit dhe arsimit me profesionalizëm dhe pasion.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button