AKTUALITETSTAR CHANNEL
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare shefi i Krimeve në Durrës, Eduart Biba

Një lajm i trishtë ka ardhur mbrëmjen e djeshme. Efektivi i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.
Sipas burimeve pranë familjarëve dhe miqve, Biba ka pësuar arrest kardiak teksa ishte duke udhëtuar në autostradën Tiranë–Durrës.
Lajmi i kobshëm është konfirmuar edhe nga Policia e Shtetit për Newsbomb, e cila ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e kolegut të tyre. Eduart Biba ushtronte detyrën si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Humbja e tij ka tronditur kolegët dhe miqtë, të cilët e përshkruajnë si një punonjës të përkushtuar dhe profesionist në detyrë.




