KRONIKËSTAR CHANNEL
Ndërtoi pa leje në bregdetin e Semanit, policia arreston pronarin

Një objekt i ndërtuar pa leje në pjesën ranore, buzë detit në Seman, është prishur nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).
Sipas informacioneve, objekti ishte ngritur në zonën bregdetare pa dokumentacionin përkatës të lejes së ndërtimit.
Pas ndërhyrjes së IKMT-së për prishjen e objektit, policia ka arrestuar pronarin e tij, duke e proceduar për ndërtim të paligjshëm.
Ngjarja është regjistruar në kuadër të kontrolleve ndaj ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare.




