AKTUALITET

Ndërtuesi dhunon me shkelma gazetaren e Fax News, reagon Qendra Europiane për Liri të Medias: Faji i politikanëve! I portretizojnë si armiq të popullit


Flutura Kusari, Këshilltare Ligjore pranë Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypi, ka dënuar ashpër dhunën ndaj dy gazetarve të Fax News, Besarta Demushi dhe Jonida Omeri.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kusari thotë se kjo sjellje ndaj gazetarëve në Shqipëri është si pasojë e gjuhës së politikanëve, të cilët i portretizojnë gazetarët si armiq të popullit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ditën e djeshme, gazetarja Besarta Demushi u dhunua brutalisht nga një ndërtues në Tiranë, teksa ajo ishte në orar të punës dhe po raportonte shqetësimin e një zonje që kishte konflikt pronësie me ndërtuesin.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në videon e publikuar nga Fax News, shihen sulmet dhe ofendimet e ndërtuesit Tahir Numani, si edhe kunatit të tij, të cilët nuk ngurrojnë dhe ta shkelmojnë gazetaren. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sikur të mos mjaftonte kjo, Besarta Demushi ka dhënë deh të tjera dëshmi shokuese, duke treguar si kunati i ndërtuesit dhe ky i fundit i kanë mbajtur të mbyllur në objekt atë dhe operatorin Majklen Sinka.

Pak javë më parë, një tjetër gazetare e Fax News, Jonida Omeri, u pengua të ushtronte detyrën e saj në Vorë nga përfaqësues të Bashkisë, të cilët nuk e lejuan grupin e xhirimit të filmonte. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

REAGIMI

Jemi thellësisht të shqetësuar me sulmin brutal ndaj Besmira Demushaj. Disa ditë me herët është sulmuar edhe gazetarja Jonida Omeri.

Këto sulme ndodhin për shkak të gjuhës së ashpër të politikanëve që portretizojnë gazetarët si armiq të popullit dhe për shkak se krimet ndaj gazetarëve nuk zbulohen asnjëherë.

Ne jemi duke i dokumentuar këto shkelje në Mapping Media Freedom dhe do të alarmojmë partnerët ndërkombëtare. Një shtet që aspiron hyrjen në BE nuk guxon të lejojë dhe legjitimojë dhunën ndaj gazetarëve.

Related Articles

Back to top button