AKTUALITETSTAR CHANNEL
Ndryshon drejtimi i Kadastrës së Fierit, Ina Toska zëvendëson Everest Kazhelin

Ina Toska është emëruar në krye të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Fier, duke zëvendësuar në këtë detyrë Everest Kazhelin.
Ky i fundit është transferuar në drejtimin e Kadastrës së Elbasanit, ku është emëruar më 8 tetor. Në momentin e njoftimit të lëvizjes së Kazhelit, emri i pasuesit të tij në Fier nuk ishte bërë ende publik.
Me emërimin e Ina Toskës, konkretizohet ndryshimi në drejtimin e institucionit që administron dhe trajton çështjet e pronësisë në qarkun e Fierit.
Lëvizja vjen në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e strukturave vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.




